Bullgaria nuk ndryshon qendrim për Maqedoninë e Veriut në BE

Nga Exit News
Bullgaria nuk ndryshon qendrim për Maqedoninë e Veriut në BE

Qeveria e re e përkohshme në Bullgari ka deklaruar se nuk do të ndryshojë vendimin për bllokimin e hapjes së bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Pozicioni i Bullgarisë u pranua me konsensus midis të gjitha partive politike në parlamentin bullgar. Si një qeveri e përkohshme, ne nuk kemi asnjë autorizim për ta ndryshuar atë ”, u shpreh ministri i Jashtëm Svetlan Stoev të mërkurën gazetarëve.

Qeveria e përkohshme në Bullgari mori detyrën të mërkurën, pas zgjedhjeve të diskutueshme në prill dhe dështimit të partive për të formuar një koalicion qeverisës. Ajo ka detyrë drejtimin e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme në 11 korrik.

Bullgaria ka vënë veton per bllokimin e fillimit të bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut mbi pretendimet se fqinji i saj duhet së pari të bëjë disa ndryshime në lidhje me identitetin dhe gjuhën.

Gjuha dhe identiteti maqedonas janë falsifikuar  pas Luftës së Dytë Botërore, pretendon Bullgaria, dhe vendi duhet ta pasqyrojë zyrtarisht këtë në dokumente përpara se të nis bisedimet e pranimit në BE.

Maqedonia e Veriut ka refuzuar të negociojë identitetin dhe gjuhën e saj.

Udhëheqësit evropianë pritet të diskutojnë fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>