Presidenti slloven mohon nxitjen e ndryshimit të kufijëve në Ballkan

Nga Exit News
Presidenti slloven mohon nxitjen e ndryshimit të kufijëve në Ballkan

Presidenti slloven, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani la të kuptohet se ai nuk ka nxitur idenë për ndryshimin e kufijëve në Ballkan.

Ai shtoi se ka qëndrim krejt të kundërt dhe se alternativa të tilla nuk duhet të besohen.

“Unë dëshiroj ti bind bashkëbiseduesit që të përqëndrohen në procesin e zgjerimit dhe reformave,” u shpreh Pahor.

Më herët, presidenti slloven pohoi se sheh një ulje të besimit mes njerëzve në perspektivën evropiane të rajonit, për shkak të ngadalësimit të zgjerimit të BE-së.

Ai theksoi se zgjerimi i BE-së në hapsirën e Ballkanit Perëndimor është “domosdoshmëri gjeopolitike”.

Pahor deklaroi se shpreson që BE të kuptojë se përshpejtimi i procesit, jo vetëm rrit besimin e njerëzve te perspektiva evropiane, por nxit vullnetin për reforma dhe ul mundësinë e ideve të rrezikshme, si ndryshimi i kufijëve.

Ndërkohë, ai deklaroi mbështetjen e Sllovenisë për dialogun Kosovë-Serbi, duke u shprehur se “procesi i reformave ecën më shpejt, nëse problemet mes popujve zgjidhen me vullnet të sinqertë”.

Pahor shprehu besimin te qeveria e re e Kosovës, për t’i dhënë një nxitje procesit.

Ishte e rëndësishme, tha presidenti slloven, që në konferencën e Brdo Brijonit vendet e rajonit të tregonin se ishin të afta të arrinin në qëndrime të përbashkëta për  perspektivën evropiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>