Autoritetet greke duhet të hetojnë pretendimet për keqtrajtimit të migrantëve, të sigurojnë një mjedis të mundshëm për OJQ-të dhe të përmirësojnë kushtet e pritjes.
Këto ishin kërkesat e Komisioneres së Këshillit të Evropës (CoE) për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, për qeverinë greke, në 12 maj.
Në një letër drejtuar Ministrit për Mbrojtjen e Qytetarëve, Ministri i Migracionit dhe Azilit dhe Ministri i Anijeve dhe Politikës Ishullore të Greqisë, Mijatoviç u kërkoi autoriteteve Greke që t’i japin fund operacioneve të kthimit mbrapa në kufijtë tokësorë dhe detarë me Turqinë.
Këto praktika, të cilat janë raportuar dhe dokumentuar gjerësisht për disa vjet, parandalojnë personat që kthehen në kufi pa identifikim ose procedurë individuale të paraqesin arsye pse një kthim i tillë do të shkelte të drejtat e tyre dhe të aplikojnë për mbrojtje.
Komisioneri, gjithashtu, kërkoi përmirësimin e kushteve në Qendrat e Pritjes dhe Identifikimit dhe parandalimin e mbipopullimit.
“Shpresoj shumë që qendrat e reja të pritjes të mos ngelin peng e poltikave”, theksoi Komisionerja.