Burg për të gjithë ndërtuesit pa leje dhe zyrtarët indiferentë

Nga Exit News
Burg për të gjithë ndërtuesit pa leje dhe zyrtarët indiferentë

Kryeministri Edi Rama kërcënoi se do të dënojë me burg të gjithë ata që ndërtojë apo nuk ndalojnë ndërtimet pa leje.

“Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë.

Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga Velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.Vendosim kontroll absolut në territor”, u shpreh Rama gjatë konferencës me policinë për krimet mjedisore, të premten.

Deklarata e tij u mbështet edhe nga ministrja e Drejtësisë Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Çuçi.

“Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg”, u shpreh Gjonaj.

Njësoj edhe Çuçi shtoi se: “Përgjegjësi mbi çdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>