Trupa të tjerë amerikanë mbërrijnë për stërvitjen Defender21

Nga Exit News
Trupa të tjerë amerikanë mbërrijnë për stërvitjen Defender21

Të dielën, Shqipëria priti 267 trupa të tjerë amerikanë të cilët iu bashkuan “Defender Europe 2021”, stërvitjes ushtarake që po zhvillohet në vend.

Ardhja e tyre u përshëndet nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi në një postim në Twitter.

Zyrtarë ushtarakë dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim mirëpritën ushtarët në aeroportin “Nënë Tereza”.

Defender Europe është një stërvitje e përvitshme ushtarake shumëkombëshe, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri, ajo nisi me një ceremoni në 4 maj dhe do të zgjasë deri në qershor.

Është stërvitja më e madhe ushtarake në Evropën Juglindore.

Ajo synon rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe është krijuar për të zhvilluar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë strategjike e operacionale midis SH.B.A-ve, NATO-s dhe aleatëve.

Ushtrimet këtë vit do të kryhen në më shumë se 30 zona trajnimi, të shpwrndara në më shumë se një duzinë vendesh, me 26 kombe që marrin pjesë.

Më shumë se 28,000 nga 16 vende kanë zbarkuar për stërvitje në total.

Zonat e trajnimit do të përfshijnë Shqipërinë, Ballkanin, Balltikun, Detin e Zi dhe Afrikën. Shqipëria ka ofruar 7 baza ushtarake për stërvitjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>