Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit është regjistruar 1 viktimë.
Ndërkohë, nga testimi i 2.333 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 25 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 99.824 raste.
Mbeten 4.889 raste aktive.
Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106.939 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.226 pacientë kanë humbur jetën.