Teatri Kombëtar ishte gur themeli i arkitekturës moderne në Shqipëri dhe në Evropë. Kështu u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani, për emisionin”Me pak fjalë”, në Euroneës, me rastin e 1-vjetorit të prishjes së teatrit.
“Godina e Teatrit ishte një kombinim midis një rryme racionaliste dhe një futurizmi të cilat të bashkuara tregonin një kufi ndarës midis dy fazave të rëndësishme në aksin monumental të Tiranës”, theksoi Merxhani.
Ai u shpreh se godina ishte inovative për kohën kur u ndërtua për shkak edhe të materialit, (populit) të ndërtimit.
Teatri Kombëtar morri mbështetje ndërkombëtare.Organizata ndërkombëtare Europa Nostra i dha godinës statusin e trashëgimisë europiane të rrezikuar.