Komisioni Hetimor i ka dhënë afat Presidentit Ilir Meta të paraqitet për seancën dëgjimore nga nesër, 19 maj deri të hënën më 24 maj.
Kryetari i Komisionit Alket Hyseni u shpreh se Meta mund të zgjedhë një datë të lirë, sipas axhendës së tij, gjatë mbledhjes së sotme, 18 maj.
Meta nuk pranoi të merrte pjesë në seancën dëgjimore të përcaktuar sot. Në një letër drejtuar Kuvendit, Meta e quan fiktiv procesin hetimor, dhe kërkesat e tij të pabazuara në Kushtetutë.