Policia italiane e rajonit të Kalabrisë në bashkëpunim me Policinë Kosovare dhe Policinë Kriminale Shqiptare, zbuluan 400 kilogramë kokainë brenda një kontenieri nga Amerika e Jugut.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga zyrtarët të Agjencisë Doganore të portit Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X,
të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro. Kontenieri vinte nga porti i Santos (Brazil) dhe drejtohej nga një kompani me qendër në Lipjan (Kosovë).
Për të identifikuar autorët e trafikut , Prokuroria Publike e Kalabrisë, dhe Zëvendës Prokurori Calogero Gaetani Paci e
nga Zëvendës Prokurori Francesco Ponzetta, urdhëruan kryerjen e një hetimi ndërkombëtar.
Në fund të operacionit ndërkombëtar antidrogë, i cili përfundoi më 17 maj policia italaine, shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin për të gjithë udhëtimin, sekuestruan 400 kilogramë kokainë të pastër, të fshehura në kuti që përmbanin zyrtarisht “pula”.
25 persona u arrestuan, duke përfshirë punëtorë dhe shoferë të ndërmarrjes së lartpërmendur, përfshirë 7 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge.
Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte mundësuar fitimin e mbi njëqind milion euro.