Rusia kalon ligj që prek kandidimin e mbështetësve të Navalny-t

Nga Exit News
Rusia kalon ligj që prek kandidimin e mbështetësve të Navalny-t

Një gjykatë në Rusi kaloi të martën një ligj që ndalon organizatat e listuara si “ekstremiste” të kandidojnë për në institucionet ligjvënëse.

Krerët e partive do të ndalohen të kandidojnë në dhomën e ulët të Duma-s ruse nga 1 deri në 5 vjet, sipas Reuters.

Vendimi vjen në momentin që një tjetër gjykatë pritet të shqyrtojë në korrik një kërkesë për ta konsideruar fondacionin dhe mbështetësit e kreut të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny, si ekstremist.

Nëse ndodh, autoritetet ruse do të kenë të drejtë të burgosin aktivistët dhe të ngrijnë llogaritë e tyre bankare.

Ligji duhet të marrë ende miratimin e dhomës së lartë legjsilative dhe firmën e presidentit Putin që të hyjë në fuqi.

Ai u justifikua me faktin se postet publike u japin ekstremistëve fuqinë të përhapin ideologjitë e tyre dhe të rektrutojnë ndjekës.

Ndërkohë, mbështetësit rajonal të Navalny-t po shpërndahen nga frika e përndjekjës nga autoritetet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>