Në mesin e muajit qershor vendi do të arrijë imunitetin e tufës. Kështu u shpreh Pëllumb Pipero në një intervistë të martën për Report TV:
“Krahas vaksinimit dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj COVID -19, mesi i muajit qershor do të arrijmë imunitetin kolektiv”.
Ai u shpreh se brenda muajit maj do të hiqet maska në ambjentet e jashtve, so të rishikohet ora policore për qytetarët dhe bizneset:
“Komiteti Teknik i Ekspertëve besoj shumë shpejt do të na lirojnë nga mbajtja e maskës në mjedise të hapura. Besoj se edhe brenda muajit do të rishikohet dhe ora policore, pse jo edhe për baret dhe restorantet”.
Numri i të infektuarve dhe të shtrimeve në spitale ka rënë ndjeshëm.