Presidenti Ilir Meta ka kërkuar heti të plotë nga institucionet administraive dhe penale të vendit të krimeve zgjedhore. Në një reagim pas vendimit të KAS, për rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI për shpalljne e pavlfshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, Meta shkroi në Facebook, se:
“Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar”.
Ai kërkoi dënimin e zyrtarëve që kanë ndikuar në deformimin e votës së zgjedhësve: “Zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, [..]duhet të përgjigjen përpara ligjit”.
Meta i bëri thirrje partive politike të vazhdojnë procesin me integritet sepse: “Procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit, të jetë shqyrtuar”.
Presidenti theksoi blerjen e votave dh epërdorimin e adminsitratës publike në vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.