Të gjithë qytetarët e Nju Jorkut të cilët janë vaksinuar plotësisht nuk do të mbajnë më maska.
Gjithashtu restorantet, dyqanet, palestrat dhe shumë biznese tjera tani do të mund të punojnë me kapacitet të plotë nëse vërtetojnë se klientët janë vaksinuar plotësisht.
Ndalesa për mbyllje të restoranteve në mesnatë do të hiqet në fund të muajit.
Deri më tani rreth 48 për qind e banorëve të këtiij qyteti kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.