Thellohet skandali i financimit të paligjshëm nga Kryeministri; Zëri i Amerikës sjell detaje të reja.

Thellohet skandali i financimit të paligjshëm nga Kryeministri; Zëri i Amerikës sjell detaje të reja.

Skandali i financimit të paligjshëm të fushatës presidenciale amerikane nga Zoti Rama merr një përmasë të re. Të dhëna të bëra publike, dje, nga Zëri i Amerikës lënë të kuptohet se përveç shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu dhe Kryeministrit Edi Rama në skemën e paligjshme ka qenë i përfshirë edhe një nënhtetas grek dhe një kompani e papërcaktuar.

Zëri i Amerikës botoi, sot, pyetjet që gjykata e Nju Xhersit i ka drejtuar Zotit Shehu gjatë procesit kundër tij në lidhje me pagesën e paligjshme për fushatën elektorale të Presidentit Obama. Tashmë dihet se Zoti Bilali u është përgjigjur në mënyrë pohuese këtyre pyetjeve duke pranuar akuzën kriminale të ngritur ndaj tij.

Nga pyetjet bëhet e qartë se skema e financimit të paligjshëm është mendur dhe përgatitur me kujdes që më parë, mes tre personave të mësipërm.

Mbi të gjitha, nga pyetjet mësohet se financuesi i shumës prej 80 mijë dollarë ka qenë një shtetas i huaj grek dhe me gjasa transferta është bërë nga një kompani me qendër në Shqipëri:

Pyetja 1: “… [R]reth muajit tetor 2012… a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për […] komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama??

Pyetja më poshtë konfirmon qëllimin e dhënies së fondeve dhe planifikimin paraprak, në bashkëpunim, mes Zotit Rama dhe të tjerëve (Shtetasi i Huaj 2 i referohet Zotit Rama):

Pyetja 2: “Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë?”

Pas këtyre të dhënave të reja lindin një sërë pyetjesh për Kryeministrin Rama:

  1. Kush është nënshtetasi grek dhe cila është kompania që kanë shërbyer si burim dhe dërgues të shumës prej 80 mijë dollarë?
  1. Çfarë lidhje ka patur Zoti Rama me personin grek dhe për çfarë motivi ai i dha 80 mijë dollarë Zotit Rama?
  1. Çfarë lidhje ka sot Zoti Rama me shtetasin grek? A ka përfituar ai mbas ardhjes në pushtet të Zotit Rama kontrata, fonde publike apo lehtësira të tjera nga qeveria shqiptare?
  1. Nga kanë dalë 80 mijë dollarët, nga të ardhurat personale apo nga burime të tjera të shtetasit grek?
  1. Çfarë motivacioni është deklaruar në bankë për transfertën e parave?
  1. A është raportuar shuma dhe transferta në organet tatimore të Shqipërisë?

Duke qenë se Zoti Rama sot mohoi çdo lidhje me këtë skandal, këto pyetje me gjasa do mbeten pa përgjigje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>