Gjykata dënon me burg ish ministrin e shëndetësisë së Kosovës

Nga Exit News
Gjykata dënon me burg ish ministrin e shëndetësisë së Kosovës

Gjykata në Kosovë ka dënuar me dy vjet burg ish ministrin e shëndetësisë, Numan Baliç.

Baliçit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Gjykata vendosi dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

Baliç u arrestua në vitin 2020, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 23 vjeçare.

Ish-ministri me profesion mjek dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spitalin e Pejës me vajzën e saj.

Ky nuk është rasti i parë që Baliç akuzohet për ngacmime seksuale në vendin e punës.

Në gusht të vitit 2018, ai u akuzua se kishte ngacmuar një praktikante sërish në spitalin e Pejës

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>