Gjykata e Lezhës vendosi arrest me burg për pesë persona të akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçareje.
Të arrestuarit janë Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, të cilët akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, qytetarët e Lezhës kanë paralajmëruar një marshim.