COVID-19 është bërë shkaku kryesor i vdekjeve, në botë me një ndikim afatgjatë ende të panjohur në sëmundshmëri. Vlerësimet paraprake të OBSH-së sugjerojnë se vdekjet totale globale direkt ose indirekt të lidhura me COVID-19, arrijnë në të paktën 3 milion në vitin 2020. Kjo është 1.2 milion vdekje më shumë se sa shifra e raportuar prej 1.8 milion vdekje globale COVID-19, në vitin 2020. Këto të dhëna u publikuan të premten nga OBSH, gjatë prezantimit të raporti vjetor të statistikave të shëndetit.
Rajoni i Amerikës dhe Evropa kanë qenë më rajonet më të prekura, me mbi tre të katërtat e rasteve të raportuara globalisht, me normat përkatëse të rasteve për 100 000 popullsi prej 6114 dhe 5562 dhe pothuajse gjysmën (48%) të të gjithë rasteve të raportuara nga COVID-19.
Ndërsa, turbekulozi vazhdon të mbetet shkaku kryesor në botë i vdekjes nga një agjent i vetëm infektiv. Globalisht, rreth 10 milion njerëz u sëmurën me tuberkuloz në 2019, një numër që ka rënë shumë ngadalë në vitet e fundit.
Raporti gjeti se infeksionet e reja me virusin HIV janë zvogëluar me 40% që nga kulmi në vitin 1998. Në 2019, rreth 1.7 milion njerëz u infektuan me HIV, më shumë se një milion më pak se në 1998.