Vaksina kineze Sinova është 65,3% efektive në parandalimin e simptomave të COVID -19, sipas një studimi të kryer në Kili, të publikuar më 17 maj.
Të dhënat e studimit u publikuan nga Silva Bino, shefe e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, të shtunën.
Në një postim në Facebook, Bino tregon se vaksina kineze, e cila përdoret në vend është:
87% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne spital.
90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv.
86% efektive ne parandalimin e vdekjeve.
Në vend po administrohen 4 lloje vaksinash: Sinovac, AstraZeneca, Pfizer dhe SputnikV.