Qentë e identifikojnë nëse një person është i infektuar me Covid-19 më shpejt se sa testet e zakonshme, PCR.
Një studim i publikuar të hënën, sipas The Guardian gjeti se personat e infektuar më Covid-19 kanë një erë të vecantë, e cila mund të dallohet nga qentë e trajnuar.
Kërkimi u publikua në gazetën shkencore BMJ. Por ai ende nuk është vlerësuar.
Studimi gjeti se një person i infektuar me Covid-19 mund të diagnostikohet nga nuhatja e rrobave. Saktësia e identifikimit vlerësohet në 94.3%.
Në studim morrën pjesë 6 qenë, të cilët identifikuan saktë 94 nga 100 persona të infektuar.
Ata identifikuan edhe persona të cilët ishin asimptomatik, ose me ngarkesë virale të ulët.
Ata mund të përdoren në aeroport, për indetifikimin e shpejt të personave të infektuar.