Amerika dhe vendet e tjera kanë bërë thirrje për një hetim më të thelluar mbi origjinën e pandemisë, pas një misioni ndërkombëtar në Kinë.
Vendet i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vazhdojë të kërkoj për të zgjidhur misterin se si Covid-19 filloi përhapjen tek njerëzit.
“Ne theksojmë rëndësinë e një hetimi të fortë gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga ekspertët për origjinën e Covid-19”, tha përfaqësuesi i SHBA-ve Jeremy Konyndyk të martën në takim e OBSH-së.
Australia, Japonia dhe Portugalia ishin ndër vendet e tjera që kërkuan hetim, ndërsa përfaqësuesi britanik kërkoi që çdo hetim të jetë “në kohë, i drejtuar nga ekspertët dhe i mbështetur në shkencë”.
Përcaktimi se si virusi që shkakton Covid-19 filloi të përhapet shihet si jetësor për të parandaluar shpërthimet e viruseve të tjera në të ardhmen