Qeveria ka nisur vaksinimet për punonjësit e transportit publik në vend, sot, më 26 maj. Ata do të vaksinohen me vaksinën kineze, Sinovac.
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë një vizite të Kryeministrit Rama në sheshin ‘Skenderbej’.
Aktualisht në vend janë vaksinuar punonjësit e infrastrukturës hoteliere, dhe punonjësit e fasonerive.
Deri më tani janë administruar mbi 700 mijë daza vaksinash, ndër to mbi 200 mijë janë vaksiuar plotësisht. Në vend po administrohen 4 lloje vaksinash: Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.