Zvrica ka refuzuar të nënshkruaj draftin e një traktati me BE-në, duke i mbyllur derën përfshirjes në tregun e përbashkët.
Bisedimet mbi traktatin kanë zgjatur pothuajsë një dekadë, por kritikët në vend mendojnë se firmosja do të gërryente sovranitetin e Zvicrës.
“Këshilli Federal (qeveria) sot mori vendimin për të mos nënshkruar marrëveshjen dhe ia komunikoi këtë vendim BE. Kjo i mbyll negociatat mbi draftin e InstA (traktatit),” deklaroi presidenti zviceran, Guy Parmelin sipas një raportimi nga Reuters.
Ai shtoi se vendi do të hapte një faqe të re me Bllokun, që shpresonte të ishte frytëdhënëse.
Mes Zvicrës dhe BE-së ngelen mosmarrëveshje në disa aspekte thelbësore të traktatit- lëvizjen e lirë të njerëzve, aksesin e qytetarëve të BE në përfitimet sociale zvicerane dhe ndihmën shtetërore – që e pamundësoi ratifikimin e draftit.
Raportet mes vendeve do të vazhdojnë të jenë peng i rreth 100 marrëveshjeve të vjetra bilaterale, ndërkohë që traktati do të ishte efektiv në zgjidhjen e konflikteve.
“Pa këtë marrëveshje, ky modernizim i marrëdhënies sonë nuk do të jetë i mundur dhe marrëveshjet tona bilaterale do të plaken në mënyrë të pashmangshme: kanë kaluar 50 vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, 20 vjet nga marrëveshjet bilaterale I dhe II. Tashmë sot, ato nuk janë me të përditësuara siç duhet dhe mund të jenë marrëdhëniet BE dhe Zvicër,” u shpreh Komisioni Evropian në një deklaratë.
Qeveria zvicerane i dha shenjat e para për mospranimin e Traktatit në 2019 kur deklaroi se mbështeste qasjen bilaterale si gur themeli të marrëdhënieve me BE-në.
Zvicra refuzoi futjen në bllokun evropian me anë të një referendumi në 1992.