Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosi qendrimin në paraburgim të Nezir Mehmetajn, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë, raporton REL. Gjyqtari refuzoi kërkesën për arrest shtëpie të Mehmetajt.
Mehmetaj akuzohet nga Serbia për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve në fshatin Rudice të komunës së Klinës në qershor 1999.
Sipas aktakuzës, Mehmetal ishte i përfshirë në vrasjen e shtatë njerëzve dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në fshatin e tij që i përkisnin familjeve joshqiptare, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Mehmetaj ndodhet në paraburgim që nga janari i 2020 kur u arrestua në pikën kufitare Medare midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në një urdhër arresti serb.