Ambasada amerikane deklaroi të premten se SPAK në vitin 2021 kishte filluar të jepte rezultate të vërteta.
Deklarata erdhi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi të premten një takim me kreun e SPAK, Kraja dhe atë të Byrosë së Hetimve, Hajnaj.
Sipas njoftimit të ambasadës ata i konfirmuan zonjës Kim se po punojnë intensivisht dhe pavarësisht sfidave, do të tregojnë se askush nuk qëndron mbi ligjin.
“Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë,” shkruan ambasada.