Presidenti Ilir Meta dekalroi se prokuroria duhet të hetojë mbi përdorimin e të dhënave të 990 mijë qytetarëve në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta dekaroi se I ka bërë shkresë prokurorisë dhe SPAK të zbardhin këtë ngjarje.
“Keqpërdorimi i tyre [ të dhenave personale ] në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.” shkruan Meta.
Ai u shpreh se publikimi i të dhënave është cënim i të rëndë i privatësisë së qytetarëve.
“Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.”përfundoi Meta.