Florenc Capja kërkon azil në Dubai

Nga Exit News
Florenc Capja kërkon azil në Dubai

Florenc Capja, i shpallur në kërkim për vrasje nga Shqipëria, ka kërkuar azil në Dubai, sipas avokatit të tij në një intervistë për Report Tv, të hënën.

Sipas avokatit, Capja ka deklaruar në Dubai se po hetoeht prej 12 vitesh në Shqipëri pa asnjë provë. Dhe se ai do të paraqes prova në Dubai për të provuar pafajësinë e tij.

Të shtunën, Abc News zbuloi se Capja u arrestua në Dubai për llogari të shtetit shqiptar.

Florenc Capja akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006dhe vrasjen e Gentian Beqirit, më 2012. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes – vrarë më 26 dhjetor 2005.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>