Më 8 qershor, spitali Covid2, ‘Shefqet Ndroqi’ do t’i rikthehet normalitetit. Pacientët e ndodhur në spital me koronavirus, do të transferohen në spitalin Infektiv, në QSUT.
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë vizitës së sotme në spital. Duke nisur nga e mërkura, do të kryhet edhe dezinfektimi i pavjoneve në spital.
Në korrik të 2020, spitali u kthye në spital Covid2, për të përballuar fluksin e personave të infektuar me Covid-19.
Shifrat e të infektuarve kanë rënë ndjeshëm në vend.