Bashkimi Evropian shtoi të mërkurën Japoninë në listën e vendeve të sigurta, që mund të udhëtojnë për qëllime jobazike në hapsirën evropiane, raporton Reuters.
Vendimi vjen pasi Blloku vendosi dy javë më parë të lehtësojë kufizimet për turistët e vendeve jo-evropiane.
Përveç Japonisë, aktualisht javë vetëm 8 vende të tjera që mund të udhëtojnë pa kufizime në BE: Australia, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Korea e Jugut, Tajlanda, Kina( e cila është subjekt i konfirmimit të reciprocitetit).
Kriteri kryesor për lehtësimin e kufizimeve me një vend u vendos të ishte që, në dy javët e fundit, të mos kishte regjistruar më shumë se 25 raste me Covid-19 për 100 mijë banor.
Kjo nuk përjashton kufizimet si bërja e testit para udhëtimit, që vendet evropiane munnd të vendosin individualisht në bazë të situatës së tyre të infektimit