Basha apel demokratëve të qendrojnë te bashkuar

Nga Exit News
Basha apel demokratëve të qendrojnë te bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi demokratëve të qendrojnë të bashkuar e të dalin të bashkuar edhe nga procesi zgjedhor brenda partisë.

Ai u shpreh se “ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund”, gjatë vizitës së tij në Kavajë e Rrogozhinë, më 3 qershor.

Basha i kujtoi demokratëve se nuk duhet te shpërqendrohen “ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokracia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë”.

“Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë”, shtoi Basha.

PD më 13 qershor do të zhvilloj zgjedhjet për kryetar partie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>