Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dy ditore në Turqi. Të mërkurën ai publikoi një foto me Presidentin turk Erdogan. Kjo është vizita e dytë e Ramës brenda 5 muajve të fundit.
Ai shoqërohet në Turqi nga ministry i Turizmit Blendi Klosi, e Transportit Belinda Balluku, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i Rindërtimit dhe Koronavirusit Arben Ahmetaj, e Arsimit Evis Kushi, e Kulturës Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ministrat sipas njoftimeve të vecanta të tyre në rrjetet sociale kanë zhvilluar takime me homologët e tyre për firmosjen e marrëveshjeve të dakordësuar më parë.
Deri më tani dihet se Turqia ka premtuar ndërtimin e një kampusi universitar, rritjen e investimeve për rindërtimin e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës dhe Beratit, ndërtimin e rezorteve në bregdetin e vendit, dhe sjelljën e një firme farmaceutike në vend.