Sali Berisha u shpreh se PD është një parti pro amerikane dhe do të mbetet e tillë.
“E vetmja gjë që dua të theksjo ëshët që nuk dua të krijoj idenë e një antiameriklanizmi sepse pd mbete parti e lirisë dhe garant për lirinë ka vetëm SHBA. Ne jemi pro amerikan”, tha ai në emisioni ‘Zonë e Lirë’, në Klan Tv, të premten.
Departamenti amerikan i Shtetit është keqinformuar nga armiqtë e mi, theksoi Berisha. Ai sqaroi se nuk ka penguar asnjë hetim ndaj askujt në qeverinë e tij:
“Cilin pengova unë me imunitet, asnjë. Edi Rama pengoi Saimir Tahirin. Meta, Mediu, Basha e hoqën imunitetin. Të nxjerr një gjykatës që i kam bërë presion”.
“Unë kam 100 mijë euro kursime nga rrogat dhe pensionet dhe një apartament 34 metra më të madh se sa ai që kam pasur në diktaturë unë jam përgjegjës”, tha ai .
Pyetjes së gazetarit “nëse Basha është i gëzuar me shpalljen ‘non grata’ të Berishës, ai ju përgjigj se: “Nuk kam asnjë aludim. Zero. Kam bindjen, fatmirësisht e tha edhe zëdhënësi i DASH se janë raporte të qeverisë”.
Pyetjes “Pse nuk ju mbron PD”, ai ju përgjigj se: “Unë nuk kam nevojë për mbrojtje. Kjo nuk ëshët normale të bëhet debat. Unë e kalova në Gjykatë”.
Berisha foli edhe për garën e brendshme në PD, duke thënë se:
“Asnjë përzierje në këtë garë. Partia tjetër nuk bënë garë. Është në traditën e konsoliduar të monizmit, kjo parti megjithë vërejtjet që ka, bën zgjedhje, jo të përsosura, por zgjedhje bënë.
Në prag të zgjedhjeve në parti unë i vë vetes censurë. Herën tjetër do ti them mendimet e mia. Më datën 13 qershor kjo garë përfundon.
Unë u cudita që u vendos kaq shpejt, gara brenda PD-së. Cudia ime ishte sepse aty ishin edhe ata që kërkonin dorëheqjen dhe ata që e mbështetën Bashën. Ranë të gjithë në ujdi për datën 13 qershor.
Unë po të doja të pyetesha shkoja në mbledhje. Unë nuk i thoja dot kujt pse nuk më pyetët kur nuk shkova në mbledhje. Unë i mora vesh nga mbledhja e kryesisë.
Unë nuk bëj dot oponencë”.
Pyetjes se “Çfarë mendimi keni për Shehajn (kandidat për kryetar të PD-së), që nuk komenton shpalljen tuaj ‘non grata’? Berisha u shpreh se:
“Respektoj mendimin e çdo njeriu edhe kur nuk ka mendim. Njerëzit janë të lirë”.