Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se kundërshtari i vërtet i PD-së është Edi Rama.
“Unë personalisht kam refuzuar të merrem me konkurrencën e brendshme. Se pavarësisht kësaj gare të brendshme, ne nuk do të harrojmë për asnjë çast, cili është kundërshtari i vërtetë dhe me kë e kemi betejën”, u shpreh ai, të shtunën, nga Durrësi.
Ai i ftoi të gjithë mbështetësit e PD-së të mbështesin atë deri në largimin e “regjimit, deri në rikthimin e demokracisë”.
Basha foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar se si PS vodhi votat dhe manipuloi procesin duke përdorur krimin dhe korrupsionin.
Ftesën e Ramës për bashkëpunim, Basha e quajti hile që PD-ja të bëhet nëjsoj pis si PS.