Greqia ka vendosur të mbajë në fuqi masat antiCOVID në kufi me Shqipërinë të paktën deri më 14 qershor.
Megjithatë për herë të parë nga Marsi 2020 është hapur pika kufitare në Qafë Botë për 250 persona në ditë që udhëtojnë drejt Greqisë.
Shtyrja e masave vjen megjithëse në Greqi ka nisur zyrtarisht sezoni turistik dhe janë lehtësuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Sipas njoftimit të autoriteteve të vendit fqinj, kalimi nga Shqipëria për në Greqi do të bëhet në kuota të kufizuara.
- nga Kakavija 400 persona
- nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë
- nga Qafë Bota 250 persona
Për të udhëtuar drejt Greqisë personat duhet të paraqesin në kufi një test PCR negativ të bërë 72 orë para udhëtimit.
Ndërkohë kalimi nga Greqia në Shqipëri është i lirë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë.