K0misioni Evropian ka publikuar foto të pasaportës dixhitale të Covid-19, në faqen zyrtare. Prej 1 qershorit e deri më sot, 7 vende të Bashkimit Evropian, Bulgaria, Çekia, Denimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia kanë lëshuar pasaportën e Covid-19.
Kjo pasaportë do të përmbajë informacion mbi vaksinimin, testin serologjik, dhe testin PCR të Covid-19. Pasaporta mund të jetë fizike ose digjitale. Ajo do të përmbajë një kod përmes të cilit do të verifikohen të dhënat.
Gjithashtu, kodi do të ndalojë fallsifikimin e pasaportave të tilla. Përmes këtij dokumenti qytetarët e vendeve anëtare të BE-së mudn të lëvizin lirisht pa ju nënshtruar karantinimit.