Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi ftesën e Kryeministrit Rama për bashkëpunim.
Në një takim të hënën me mbështetësit e PD-së në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, Pukë dhe Shkodër, Basha u shpreh se bashkëpunimi me Ramën do të thotë “asgjësim i kauzës dhe demokracisë, do të thotë të bëhesh palë me masakren zgjedhore, do të thotë të pranosh vjedhjen dhe tjetërsimin e zgjedhjeve, do të thotë të bëhesh njish me të keqen, ndaj Jo-ja ime është e prerë dhe finale”.
Ai u shpreh se gara e brendshme në parti për kryetar partie do “t’i shërbejë dhe t’i shtojë vlerat tona, bashkimin tonë dhe fuqinë tonë para qytetarëve dhe as t’i fryjë frymës së përçarjes dhe as të pakësojë aftësinë tonë për t’u përballur me peshën e dyfishtë që na rëndon në supe pas 25 prillit”.
Basha akuzoi se PS përdori Tom Doshin, Benet Beci, Mark Froku dhe rrjetin e tij kriminal që blenë vota me 300 euro në Pukë.