Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave shtetërore serbe

Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave shtetërore serbe

Kryeminsitri kosovar, Albin Kurti kërkoi të hënën që Serbia të hapë arkivat shtetëror për krimet gjatë luftës në Kosovë.

Kurti citohet nga Radio Evropa e Lirë të ketë thënë se, krimet nuk janë kryer nga individë, por nga shteti serb.

Në një takim me drejtorin rajonal për Evropën dhe Azi Qendrore të Kryqit të Kuq, Martin Schuepp, ai shtoi se qeveria e tij kishte si prioritet gjetjen e të zhdukurve, trajtimin institucional të familjeve të tyre dhe sigurimin e drejtësisë.

Hapja e arkivave serbe mendohet se do të ndihmojë në gjetjen e varrezave të tjera masive.

Deri tani mendohet se janë gjetur rreth 70% e 6500 të zhdukurve, rasti më i fundit ishte gjetja e eshtrave të 9 personave, të vrarë gjatës luftës, në Kizhevak të Rashkës në Serbi.

Schuepp theksoi rëndësinë e të ndarit të eksperiencave të luftës me të tjerët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>