Deputeti Adriatik Alimadhi do të votojë kundra shkarkimit të Presidentit Ilir Meta në Kuvend, sot, më 9 qershor.
Në seancën plenare të martën, Alimadhi deklaroi se: Unë në përputhshmëri me partinë e Ballit Kombëtar ruaj interesin tim kombëtar e kam deklaruar votën time kundër.
Ai u shpreh se do të votonte pro shkarkimit të Metës vetëm nëse vërtetohet se ai ka bashkëpunuar me Rusinë:
“Nëse preket interesi kombëtar nëse kam një provë një dokument, unë votoj çdo gjë që prish interesta kombëtare. qendrimi i presidentit është gjë tjetër”.
Kuvendi do të votoj sot, 9 qershor raportin e shkarkimit të Metës nga Komisioni Hetimor.
Kuvendi voton për shkarkimin ose jo të presidentit me votim të fshehtë. Kërkesa për shkarkim duhet të miratohet nga të paktën 94 deputetë.