Vendet e BE-së do të vendosin individualisht lejimin e udhëtarëve të vaksinuar me vaksina ende të pamiratuara nga BE, si Sputnik V dhe Sinovac. Vendimi u morr nga Parlamenti Evropian më 8 qershor.
PE miratoi edhe përdorimin e çertifikatave të vaksinave COVID-19, më 8 qershor. Pasaporta e Covid-19 do t’i japi mundësinë vendeve të rinisin udhëtimet pa kufizime brenda bllokut.
Duke komentuar rregulloren, Kryetari i Komitetit të Lirive Civile dhe raportuesi Juan Fernando López Aguilar pohoi se vota e Parlamentit ka vendosur lëvizjen e lirë në BE.
“Certifikata dixhitale e COVID-19 do të funksionojë nga 1 korriku dhe do të sigurojë udhëtime të sigurta dhe të koordinuara këtë verë”, shtoi López Aguilar.
Certifikatat tashmë kanë filluar të përdoren nga nëntë vende, si Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Polonia, Lituania dhe Spanja. Ndërsa Finlanda, Hungaria, Malta, Zvicra dhe Norvegjia janë ende në fazën e testimit.