Partia Demokratike, në një reagim të mërkurën, e cilësoi shkarkimin nga Parlamenti të Presidentit Ilir Meta një akt antikushtetues “që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi”.
“Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj,” thuhet në deklaratë.
PD-ja i bëri thirrje Gjyaktës Kushtetuese të mos pranojë shkarkimin e Metës nga Parlamenti.
Ajo kërkoi që Gjykata “të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës”.