Kryeprokurori i Elbasanit u konfirmua sot, 30 qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kreshnik Ajazi u emërua kryeprokuror në 9 qershor 2021. Ai u gjykua nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshin dhe Genta Tafa Bungon.
Elbasani është një nga qytetet që është goditur nga disa ngjarje të rënda, që nga vrasja e Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrikun e vitit të shkuar. Më pas ndodhi atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore u vra Pjerin Xhuvani ndërsa një muaj më parë u ekzekutua një 41-vjeçar. Përveç rastit të Xhuvanit, vrasjet e tjera dyshohet se kanë lidhje me konflitet mes grupeve kriminale.
Ky qytet është përmendur edhe në raportin e fundit të Inciativës Globale për Luftën ndaj Trafikut të Drogës dhe Njerëzve, si një nga pikat kryesore të Shqipërisë për trafikun e drogave të forta.