Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për rreth 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme, raportojnë mediat amerikane.
Rreth 200 milionë doza do të shpërndahen këtë vit ndërsa pjesa tjetër në 2022.
Lajmi vjen një ditë para vizitës së presidentit Biden në Europë ku do të marrë pjesë në samitin e G7 dhe do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.