Rusia e shpalli opozitarin Alexei Navalny dhe organizatën e tij politike si “ekstremiste” dhe e ndalojë të punojë në Rusi.
“Këto organizata kanë përhapur informacion që rrit gjuhën e urrejtjes dhe armiqësinë kundër zyrtarëve të qeverisë, por gjithashtu ka kryer edhe veprime ekstremiste”, u shpreh një zëdhënës i prokurorit rus, jashët gjykate, raporton media.
Në një njoftim dërguar mediave pas përfundimit të gjyqit u njoftua se vendimi hynte në fuqi menjehërë.
Navalny u betua se do të vazhdojë luftën e tij pavarësisht vendimit të gjykatës.
Në një postim në Instagram, ai i kërkojë mbështetësve të ndryshojnë mënyrën se si punojnë dhe ti përshtaten vendimit. Ndihmësit kryesor të Navalnyt, të cilët jetojnë në Lituani u shprehën se opozita ruse nuk duhet të shpërqendrohet nga vendimi.
Navalny në fillim të 2020 u helmua me një agjent toksik dhe u dërgua për kurim në Gjermani. Më pas ai u kthye në Rusi, ku dhe u arrestua.