Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përplas të enjten, në Samitin Ballkanik në Tiranë, me kryeminsitren serbe, Ana Brnabiç.
Kurti citohet nga Radio Evropa e Lirë të ketë thënë para gazetarëve se Brnabiç nuk pranon të njoh Kosovën.
Ai bëri thirrje që Serbia të distancohen nga trashëgimia e Millosheviçit
“Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, se në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.
Refuzimi i njohjes konfirmohet edhe nga vetë kryeministrja serbe, e cil sqaroi se përplasja me Kurtin i detyrohej faktit se ai pretendonte që negociatat Kosovë-Serbi të fillonin nga pika 0 dhe nën kushte të barabarta.
“Unë thashë se kjo është e pamundur, sepse nuk jemi partnerë të barabartë, kemi dallim të madh. Ne jemi shtet sovran i pranuar ndërkombëtarisht, ata nuk janë. Por, është e rëndësishme që këto gjëra të lihen për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, citohet Bërnabiç.
Kurti nuk e njohu “mini-Shengenin”, duke u shprehur se
“Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, tha Kurti para gazetarëve në Tiranë.