Shqipëria merr €100 milionë kredi për sektorin bankar nga BERZH

Nga Exit News
Shqipëria merr €100 milionë kredi për sektorin bankar nga BERZH

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratoi të premten 100 milion euro kredi për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave. Kredia do të përdoret për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar në kontekst të krizës së koronavirusit.

Kredia, e garantuar plotësisht nga qeveria, do të sigurojë likuiditet rezervë pas ndikimit të rëndë të pandemisë Covid-19 në ekonominë e vendit, tha BERZH në një njoftim për shtyp.

Këto fonde, sipas BERZH do të jenë në dispozicion për të kompensuar të siguruarin depozituesit, duke siguruar klientët e bankave tregtare dhe private.

Presidenti i BERZH Odile Renaud-Basso u shpreh se marrëveshja e kredise “është një kontribut jetik në stabilitetin e sektorit financiar të Shqipërisë”.

Anila Denaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh se: “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon përfundimin me sukses të një procesi të gjatë bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare, ADIA dhe BERZH. Linja e kredisë në ndihmë të ADIA-s prej 100 milion eurosh tregon besimin dhe mbështetjen e BERZH për ekonominë shqiptare dhe institucionet e sektorit financiar”.

Agjencia ka marrë edhe  270,000 euro nga Fondi i Bashkëpunimit Teknik të Ndihmës Zyrtare të Zhvillimit të Luksemburgut për forcimin e kapacitetin operativ dhe qeverisjen e saj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>