Christian Eriksen futbollisti i Danimarkës humbi ndjenjat në fushë, gjatë lojës kundër Finlandës, për EURO 2020, të shtunën.
Fatmirësisht, ai ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Eriksen po ecte në fushë, ndërsa topi u hodh në drejtim të tij, ai e goditi atë dhe ai ra në tokë.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë, duke I bëre frymëmarrje artificial.
Ndeshja u pezullua në minutën e 42-të, me rezultatin 0-0.
Tifozët mbetën në stadium duke brohoritur emrin e futbollistit.