Partia Demokratike ndau të hënën urimet e Partisë Popullore Evropiane për rikonfirmimin në krye të saj të kreut, Lulzim Basha
Në një postim në rrjetin Twitter, PPE shkruajnë se i zgjasin “urimet tona më të ngrohta” për Bashën për “rizgjedhjen e qartë si kryetar partie”.
“Le të vazhdojmë të forcuar & bashkërisht luftën tonë për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe evropiane,” shkruan PPE.
Basha u rikonfirmua zyrtarisht në postin e kryetarit të hënën paradite, pas votimit të së dielës, 13 qershor, ku fitoi 81% tw votave.