Policia e Vlorës njoftoi të martën se ka sekuestruar pronat e shtetasit R.Z, të cilat dyshon se janë produkt i aktiviteteve kriminale.
Shtetasi rezulton i dënuar më parë në Itali për trafik droge.
Njëkohësisht, pasuria iu konfiskua edhe shtetasve A. M. dhe S.B., të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrës në organizatë kriminale.
Pronat e sekuestruara, të cilat arrijnë disa miliona Euro, si vijon:
– Dy njësi me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit
R.Z.;
– “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetases A.M.;
– Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z.;
– Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M.;
– Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro;
– Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z., porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro;
– Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro;
– Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro;
– Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë;
– Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.
Automjet i markës BMË, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z;
– Apartament me sip.93 m², në emër të M.M., me vlerë 39.000 Euro;
– “Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. me vlerë 1.900.000 lekë;
– Apartament me sip.164 m², në emër të A.M., me vlerë 60.000 euro;
– Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.;
– Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M.