Propozim i ri amerikan për reformën në drejtësi

Propozim i ri amerikan për reformën në drejtësi

Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland deklaroi se Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vllahutin i kanë bërë një propozim të ri palëve për gjetjen e kompromisit për reformën në drejtësi. Këtë propzim ajo e diskutoi  në takimet që pati të dielën në Tiranë me Zotin Basha dhe Zotin Rama.

Gjatē një konference për shtyp, në përfundim të vizitës së saj në Tiranë, Zonja Nuland u shpreh se propozimi i ri kombinon elementë nga idetë e të dy palëve, shumicës dhe opozitës, por ajo nuk pranoi të zbulojë detaje konkrete.

Duke bërë thirrje për negocimin mes palëve mbi propozimin e fundit, ajo theksoi se propozimi përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e plotë të saj dhe të qeverisë amerikane.

Zonja Nuland u shpreh se miratimi i reformës në drejtësi është jetik për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe se ajo është plot shpresë se më në fund do arrihet një kompromis mes palëve.

Propozimi i ri hap politikisht rrugën e arritjes së kompromisit dhe u jep palëve një pretekst të denjë për të lëvizur nga qëndrimet e tyre pa u dukur në publik si humbës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>