Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkuën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 713 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 15 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 174 raste.
Mbeten 186 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 563 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë, vendi ka vaksinuar plotësisht 13 149 qytetar.