Ndërhyrja në zgjedhjet e SHBA ose vdekja e Alexei Navalny do të kenë pasoja “shkatërruese” për Rusinë. Ky ishte paralajmërimi që Presidenti i SHBA, Joe Biden bëri gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet e SHBA në të ardhmen.
“Putin e di se do të ketë pasoja,” tha Biden.
Rusia “po përpiqet dëshpërimisht të ruajë pozitën e saj” si një fuqi botërore, deklaroi ai. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata do të paguajnë” për ndërhyrjet. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes, u shpreh Biden.
“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë më atë që ndodh në botë”, tha Biden.
Sa i përket takimit presidenti i SHBA tha se ishte e rëndësishme që ai dhe Putin “të takoheshim personalisht në mënyrë që të mos kishte asnjë gabim në lidhje me” qëllimet e tij.
Biden theksoi tre pika kryesore që ai kishte arritur nga takimi me Putin.
- Përcaktimi i fushave ku dy vendet mund të punojnë sëbashku për të përparuar interesat e ndërsjella dhe globale.
- Thënia në sy, që SHBA do t’i përgjigjen veprimeve që dëmtojnë interesat jetësore të saj ose ato të aleatëve.
- Përcaktimi qartë i përparësive të SHBA dhe vlerave të saj
Në përgjthësi Biden tha se takimi kishte qenë pozitiv.